E hënë, 14 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 13:30 Në vijim ora 13:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Parashikimi i motit për ditën e premte

Ilustrim · Vizion Plus

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet  me kthjellime e alternime vranësirash mesatare e hera-herës të dendura kryesisht në relievet malore në jug nga orët e mesditës.

Prezencë e reshjeve të shiut me intensitet të ulët kryesisht të karakterit lokal në relievet malore në jug të territorit në orët e mesditës e pasdite.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 25 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 6 gradë celcius.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Taulant Halili
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh