E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, sa do të shënojë termometri

Ditën e mërkurë  vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, me vranësira në zhvillim në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit.

Dita e nesërme do të sjellë rritje të tempraturave, pasi vendi ynë ëhstë i përfshirë nga vala e të “nxehtit afrikan”, që pritet të vijojë deri në fund të muajit. Gjatë ditës së nesërme temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 38 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 16 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 8 m/s.

Ndërsa valëzimi në det do të arrijë 2-3 ballë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë