E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, ja sa do të shënojë termometri

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime me diell pas orëve të mesditës.

Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mesditë si dhe shtrëngata afatshkurtra përgjatë relieveve malore.

Pas orëve të mesditës reshjet e herëpashershme me intensitet të ulët përqendrohen në relievet malore në lindje.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 24 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 8 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare e luginora era pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Vazhdo të lexosh

Reklamë