E shtunë, 19 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh.

Deri në orët e pasdites vonë reshje shiu të herëpashershme me intenistet kryesisht të ulët në një pjesë të madhe të territorit ndërsa në zonën e veriut dhe qendrës reshjet me intensitet deri dhe mesatar.

Në orët e mbrëmjes në zonën e veriperëndimit reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri dhe të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare deri në 10 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 18 m/s.

Ndërsa valëzimi në det do të jetë 3 deri 4 ballë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë