E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 9 minuta më parë
Sociale

Parashikimi i motit për ditën e martë, sa do të shkojnë temperaturat

Ditën e Martë  vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet kodrinore-malore shtim gradual të vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Vranësirat e dendura më të theksuara në relievet malore në lindje. Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje si dhe zonën e Alpeve reshje shiu të herëpashershme dhe të dobëta.

Temperaturat do të vijnë në rritje gjatë ditës së nesërme, ku në vlerat maksimale do të shkojnë deri në 37 gradë celcius, ndërsa në ato minimale deri në 14 gradë celcius.

Reklamë

Në relievet e larta malore të territorit në mënyrë të izoluar dhe periudha tepër afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonavt luginore era fiton shpejtësi 10-17 m/s.

Valëzimi në det do të arrijë 2-3 ballë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë