E shtunë, 19 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Parashikimi i motit për ditën e martë, sa do të shënojë termometri

Ilustrim · Vizion Plus

Ditën e martë vendi ynë do të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët e me kohëzgjatje të orëve me diell në pothuajse të gjithë territorin, për pjesën më të madhe të ditës.

Në lindje nuk do të mungojnë kalime vranësirash të pakta deri mesatare, të cilat do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu përgjatë maleve gjatë pasdites.

Temperaturat do të pësojnë një ulje të lehtë krahasuar me ditën e sotem, ku do të arrijnë në vlerat maksimale deri ën 36 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim  kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era në pjesën e parë të ditës fiton shpejtësi 7-15m/s, ndërsa pas mesditës me shpejtësi deri 9m/s

Ndërsa vazëzimi në det do të arrijë forcën 1 deri në 3 ballë

Taulant Halili
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh