E shtunë, 7 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 11 orë më parë
Sociale

Parashikimi i motit për ditën e martë

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira, të cilat gradualisht pas mesdite do të vijnë në pakësim.

Në orët e mbrëmjes, mot kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta vetëm në zonat malore. Reshjet e shiut me intensitet të ulët, pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit.

Gradualisht reshjet e shiut do të humbasin territor, dhe në orët e pasdites do të jenë prezente vetëm në zonat malore deri në orët e mbrëmjes, më pas ndërprerje të tyre.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 20 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 9 gradë celcius.

Reklamë

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare, era pritet të arrijë me shpejtësi deri në 12m/s.

Valëzimi në në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-4 ballë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë