Vendi
Parashikimi i motit për ditën e hënë, 05.11.2018!

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga aktiviteti i masave ajrore me origjinë Kontinentale të cilat po influencojnë mot të qëndrueshëm në vendin tonë dhe Kosovë.
Fillimi i javës, 5 nëntor: moti do të mbetet në të njëjtat kushte atmosferike, pra me vranësira mesatare deri të dendura dhe kthjellime të përkohshme.
Reklamë
Era do të jetë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 10/18°C
Zonat e ulëta 11/24°C
Zonat bregdetare 15/24°C
Vazhdo të lexosh
Reklamë




