E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:20 Në vijim ora 02:20: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Parashikimi i motit për ditën e enjte, sa do të shkojnë temperaturat

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites kryesisht në relievet kodrinore-malore.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 37 gradë celcius, ato minimale në 14 gradë celcius. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 10-18m/s.

Valëzimi në det do të arrijë në 2-4 ballë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë