E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Parashikimi i motit për ditën e diel, temperaturat deri në 31 grad

Dita e diel pritet të sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin e vendit, me dominim të motit të kthjellët pothuajse në të gjitha zonat.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në pjesën më të madhe të ditës do të mbizotërojnë kthjellimet, ndërsa vranësira të pakta deri mesatare – e hera-herës edhe më të dendura – do të shfaqen në zonat kodrinore dhe malore në lindje të territorit, kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites.

Temperaturat do te shkojne deri ne 31 grade.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim, me një shpejtësi mesatare deri në 3 m/s. Në lugina dhe në bregdet priten rritje të lehta të intensitetit, me shpejtësi që mund të arrijë deri në 4-6 m/s.

Deti do të jetë i qetë, me valëzim të ulët që varion nga 1 deri në 2 ballë, duke favorizuar kushtet për lundrim dhe turizëm detar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë