Këtë te hënë  moti do të jetë i kthjellët me vranësira të pakëta në jug të vendit.

Nëpër lugina do të ketë në orët e mëngjesit mjegull e mjegullinë si dhe vesë.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje 3-8m/sek, ndërsa në bregdetin verior era do të fryjë e vrullshme deri 12m/sek. Valëzimi në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat do të regjistrohen: në zonat malore 2 deri 18 °C , në zonat e ulëta 8 deri 23 °C , në zonat bregdetare 10 deri 21 °C.

Gati në të gjitha vendet Ballkanike do të ketë mot të qendrueshëm me diell por temperaturat e mëngjesit do të pësojnë rënie duke ju afruar ngricës.

Nëpër lugina do të jetë e pranishme mjegulla e mjegullina si dhe vesa e mëngjesit. Në pjesën jugore të gadishullit do të ketë kalime vranësirash.

Pranë brigjeve të Atlantikut do të ketë ndikim fronti atmosferik i cili do të sjellë reshje shiu dhe erë të fortë. Pjesa tjetër e Europës do të ndikohet nga veprimi i anticiklonit rus i cili do të garantojë motin e qendrueshëm por me temperatura të ulëta të cilat do të sjellin ngricat ne vendet veriore të kontinenetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *