Sociale
Parashikimi i motit, çfarë ndodh me temperaturat në fundjavë

Fundjava që presim do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare e kalimtare.
Reklamë

Vranësirat do të pasohen me reshje të dobta shiu në male gjatë orëve të mesditës dhe pasdites në lindje të vendit.
Era do të fryjë kryesisht me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/s, ndërsa në male, lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 8-14m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2ballë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




