E diel, 20 Shtator 2026 Zilia deri në 01:10 Në vijim ora 01:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Parashikimi i motit, çfarë ndodh me temperaturat ditën e premte

Edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore relativisht të nxehta me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët dhe orë të plota me diell pa përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në veri të territorit kryesisht në Alpe. Të cilat priten të shoqërohen me reshje të dobta shiu (pika).

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit dhe relativisht e lehtë me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina hera-herës fiton shpejtësi deri në 8-10m/sek.

Temperaturat parashikohen:

Reklamë

në zonat malore 16 grad deri 37°C

në zonat e ulta 16 grad deri 39°C

në zonat bregdetare 19 grad deri 38°C

Vazhdo të lexosh

Reklamë