Sociale
Parashikimi i motit, 4 gusht 2022

Pjesa e parë e ditë do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta, por kalime të lehta vranësirash do të ketë në zonat malore.
Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që gradualisht vranësirat të shfaqen në zonat malore dhe pjesërisht në ultësirën perëndimore. Mbrëmja dhe nata rikthejnë kthjellimet në një pjesë të mirë të vendit.
Reklamë
Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 37°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke sjellë në det dallgëzim 2 – 3 ballë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




