E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:59 Në vijim ora 01:59: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Mbajeni veten! Mjekët ndalojnë seksin kur temperaturat janë të larta

Banorët e Santa Martës në Kolumbi kanë marrë një këshillë që kurrë nuk e prisnin nga një mjek. Atyre u është thënë që të mos bëjnë seks gjatë ditëve të nxehta që kanë përfshirë qytetin. Julio Salas, mjek i qytetit, e dha këshillën kur temperatura arriti në 40 gradë celsius.

 

“Nëse njerëzit nuk rrinë dot pa bërë seks, të paktën të presin natën që është më fresk”, tha Salas.

 

Reklamë

Ai shtoi: “Nëse keni ajër të kondicionuar në shtëpi, nuk ka problem. Bëni çfarë të doni”.

 

Udhëzimet e pazakonta u ofruan së bashku me një sërë këshillash të tjera për reduktimin e temperaturës, duke përfshirë konsumimin e shumtë të lëngjeve dhe veshjen sa më lehtë të jetë e mundur.

 

Santa Marta me 600 000 banorë njihet për verën e nxehtë, por këtë vit ka tejkaluar parashikimet. Epo, edhe ketu te ne nuk eshte se ben dhe aq fresket! 😉 /Living

Vazhdo të lexosh

Reklamë