Subscribe

Këtë krishtlindje para dhe tetraplegjikët e qytetit të Elbasanit e patën të pamundur ta festonin pasi ndodhen në grevë urie.

 

 

 

Të ngujuar prej tre ditësh ata thonë se nuk kanë marrë asnjë reagim nga autoritetet përgjegjëse për problemet e tyre. Personat me aftësi të kufizuara theksojnë se nuk do ta ndalin protestën deri sa ta marrin të plotë paketën e ndihmës.

 

 

“Ne kërkojmë të drejtën tonë. Ne duam ça i takon paketës. Ne e dimë sa vuajmë me këta fëmijë që kemi. I bëjmë thirrje qeverisë të kthejë kokën nga ne. Deri tani asnjë reagim fare. Siç i kemi hyrë kësaj pune nuk do t’i ndahemi.”

 

 

Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore dy prej grevistëve dolën nga greva dhe u zëvendësuan me tre të tjerë.

 

 

 

Para dhe tetraplegjikët kërkojnë shfuqizimin e një vendimi të qeverisë që i detyron të shkojnë vazhdimisht për kontroll pranë Kempit Epror, pavarësisht se kanë statusin e invalidit të përhershëm.

 

Po ashtu ky vendim u kushtëzon edhe ndihmën e paketës higjieno-sanitare.

 

 

 

Vendimi është në kuadër të një projekti pilot që po zhvillohet vetëm në qarkun e Elbasanit.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *