Lëkura në zonën e qafës për fat të keq rrodhoset shumë më herët nga pjesa tjetër e trupit. Jo vetëm pse është më e hollë dhe e ekspozuar ndaj agjentëve të jashtëm, por mungesa e kujdesit për këtë lëkurë përshpejton procesin e plakjes duke i zbehur të gjithë shkëlqimin fytyrës. Më poshtë do të lexoni 5 mënyra të thjeshta për kujdesin e lëkurës së qafës.

 

Mos harroni kremin e diellit

 

Gjëja më e rëndësishme që mund të bëni për lëkurën e qafës është ta mbroni ndaj rrezeve të dëmshme të diellit ! Njësoj si fytyrën, duhet të lyeni dhe qafën për të parandaluar dëmtimin e lëkurës nga rrezet UVA dhe UVB.
Shmangni ekzpozimin e tepërt në diell, ose vishni veshje të lehta që mbrojnë dekoltenë nga rrezatimi i dëmshëm.

 

Hidratimi është shumë i rëndësishëm

 

Pas një dushi, veprimi i parë që duhet të bëni është të lyeni fytyrën me krem, por pa harruar asnjëherë dhe qafën. Çdo produkt që është i mirë për fytyrën tuaj është dhe për pjesën tjetër të trupit ! Kërkoni një krem me përmbatje peptide ose retinol (të dyja ndihmojnë për të stimuluar rritjen e kolagjenit në lëkurën tuaj), – shkruan Living.

 

Pozicioni më i përshtatshëm i gjumit është në shpinë

 

Kur jeni flini në bark ose në anën tuaj, shtypni fytyrën dhe qafën në jastëk. Me kalimin e viteve këto pozicione mund të krijojnë rrudha të lehta delikate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *