Konsumi i kafesë së gjelbër mund të ndihmojë në kontrollin e sheqerit në gjak dhe kështu të parandalojë diabetin. Ky është përfundimi i nxjerrë nga një studim i bërë nga studiuesit amerikanë.

 

Studimi tregon se ka një ulje të rrezikut të diabetit me 50 % për njerëzit që pinë 7 gota kafe në ditë në krahasim me ata që konsumojnë vetëm dy gota. Sekreti i kafes së gjelbërt, është prania e një substancë natyrale në kokrrizat e saj, acidit klorozhenik.

 

Kjo substancë është shumë e përqendruar tek kafeja e gjelbër, por ajo është e pranishme edhe tek molla dhe kumbullat e thara. Çdo filxhan kafe i konsumuar gjatë ditës do të ndikojë me një rënie të rrezikut të zhvillimit të diabetit me 7%. Studimet kanë treguar gjithashtu se pirja e rregullt e kafesë jeshile ndikon në uljen e masës dhjamore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *