E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 6 sekonda më parë
Video · Rajoni

Parandalohet sulmi terrorist në Maqedoni, dy të arrestuar

Policia në Maqedoni ka parandaluar një sulm terrorist. Lajmi është njoftuar nga drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, në një konferencë për mediat. Z.Çavkov deklaroi se bëhet fjalë për dy persona nga 23 dhe  25 vjet nga Shkupi. “Janë kryer dy bastisje nga të cilat njëra në Shkup dhe tjetra në fshatin Haraçinë të Shkupit, gjatë së cilës janë gjetur dhe janë konfiskuar telefona celularë, karta, aparate fotografik, targa, plumba, arme, USB dhe dokumente të ndryshme”, tha Çavkov. Kundër tyre është ngritur padi për ekzistimin e bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “terrorizëm” sipas nenit 394-b nga Kodi Penal, ndërkaq nga gjykatësi i procedurës paraprake i është shqiptuar masë paraburgimi prej 30 ditëve.

Më shumë video

Reklamë