E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Parandalohet një sulm terrorist në Belgjikë

Policia belge ka parandaluar një sulm të ngjashëm me atë të një dite më parë në Londër. Një shtetas francez me origjinë nga Afrika Veriore, i identifikuar si Mohamed R është arrestuar në qytetin Antverp, pasi dyshohej se me automjetin e tij do të përplaste një turmë kalimtarësh.

 

39-vjeçari ishte duke ecur me shpejtësi ne një nga rrugët kryesore ku gjenden shumë dyqane, përpara se të pikasej nga forcat e rendit. Sipas shefit të policisë së qytetit, automjeti tërhoqi vëmendjen mëngjesin e sotëm, ndërsa personi nuk iu përgjigj thirrjeve të një ushtari për të ndaluar, pasi ecte me shpejtësi dhe kaloi në një kryqëzim me semafor të kuq. Një njësi e ndërhyrje së shpejtë e ndaloi atë më pas.

 

Nuk ka raportime për persona të lënduar. Nje njësi që merret me çaktivizimin e bombave mbërriti në vendin e ngjarjes për të kontrolluar makinën. Pas kontrolleve në bagazhin e automjetit të 39-vjeçarit u gjetën thika, armë dhe një sasi lëngu. Kryeministri belg Charles Michel falënderoi autoritetet për punën e shkëlqyer, duke shmangur një tragjedi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë