E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Parandalohet atentati në Tiranë, arrestohet 37 vjecari me armë, tritol dhe maskë

Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga policia e Tiranës ku është arrestuar një 37-vjeçar i cili sipas bluve ishte nisur për të kryer një atentat ndaj disa personave të tjerë.

Në pranga ka përfunduar Perikli Doçi, një personazh i njohur për policinë për shkak të rrezikshmërisë së lartë.

Reklamë

I riu ka qenë duke qarkulluar me një motor dhe me maskë ku është pikasur nga shërbimet e policisë të cilët i kanë kërkuar që të ndalojë.

Doçi është munduar që të arratiset, por më pas është ndaluar në afërsi të Paskuqanit.

Reklamë

Në momentin që policia e ka kapur, atij i është gjetur një pistoletë, një sasi tritoli gati për shpërthim, 10 litra benzinë, një maskë silikoni etj.

Grupi hetimor ka dyshime se Doçi kishte përplasje me disa persona të tjerë dhe ishte nisur për të kryer atentat.

Litrat e benzinës do t’i përdorte për të djegur motorin, i cili rezultoi se ishte i vjedhur.

Perikli Doçi dyshohet gjithashtu se në tetor të vitit 2025 në zonën e Paskuqanit ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese, ndëkohë më pas është larguar me një automjet, të cilin e ka djegur në afërsi të Tapizës.

37-vjeçari gjithashtu dyshohet si autor i një tjetër ngjarjeje pak ditë më pas, të vendosjes së një tritoli në një banesë në Paskuqan, ku fatmirësisht pati vetëm dëme materiale.

 

Më shumë video

Reklamë