Një tjetër operacion policor ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale.
Policia e Fierit ka arrestuar Albi Mecinin. Gjatë kontrolleve në aksin rrugor ‘Mbrostar-Fier’ blutë arrestuan në flagrancë 29-vjeçarin, ndërsa në afërsi të mjetit të tij u gjetën dy çanta të mbushura me 21.3 kg lëndë plasëse artizanale të montuara me celularë për shpërthim në distancë.
Gjithashtu, nga kontrolli i zonës u gjet një tjetër automjet brenda të cilit ishin 3 bidona me benzinë.
Sipas hetimeve, Albi Mecini në bashkëpunim me Arafat Manërkollin, 27-vjeç dhe Ervis Cukalin 25-vjeç, do të kryenin një ngjarje të rëndë kriminale në qytetin e Fierit. Manërkolli dhe Cukali janë shpallur në kërkim nga policia.
Ndërkohë më heret Gjykata e Sarandës kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg për të arrestuarin Albi Mecini si dhe për Sebastian Latajn, ky i fundit në kërkim nga blutë. Sipas policisë Mecini dhe Lataj janë autorw të rrëmbimit dhe zhdukjes së dy shokëve në Sarandë Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit, ngjarje e ndodhur në muajin prill të këtij viti.
Policia vijon hetimet për zhdukjen e dy shokëve në Sarandë si dhe për atentatin që këta persona do të kryenin në Fier.
Albi Mecini rezulton me precedent të mëparshmë kriminal. Ai ishte dënuar më heret për dhënien ndihmë të 4 të burgosurve që të arratiseshin nga burgu i sigurisë së lartë në Korçë në vitin 2013.




