E martë, 6 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Parandalohet krimi në Tiranë, arrestohet 46-vjeçari që kërcënoi se do vriste me sëpatë vëllanë dhe kunatën

Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale në familje.

Shtetasi Flamur Hoxhallari 46 vjeç, banues në Tiranë është arrestuar pasi akuzohet se kishte ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij dhe i kishte kanosur se do t’i vriste me sëpatë.

Reklamë

 

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mark Bajraktari”.

Sipas policisë, ditën e djeshme, 46-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj vëllait dhe bashkëshortes së vëllait të tij, si dhe i ka kanosur ata me mjet prerës sëpatë.

Mjeti prerës (sëpatë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë