Policia parandaloi një ngjarje te rëndë në Laç, ku konflikti i çastit mes dy komshinjve, rrezikoi të përfundojë në vrasje. Në pranga ra 65-vjeçarja Dava Dedëgjonaj, e cila u konfliktua me komshien e saj. Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe bëri të mundur ndërprerjen e konfliktit mes dy komshinjve, të cilët debatuan ashpër për motive të dobëta. Në banesën e 65-vjeçares pas kontrollit të ushtruar është gjetur një armë zjarri tip pushkë dhe 175 fishekë, te cilat i mbante pa leje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *