Vendi
Parandalohet krimi në familje

Një konflikt në familje për pak sa nuk është shndërruar në një tragjedi. 49-vjeçari Sali Hasmeta, banues në Surrel është arrestuar në flagrancë, teksa tentonte të kryente nje vrasje. Ndërhyrja e menjëhershme e policisë, pak pas marrjes së një telefonatë solli shmangien e krimit. Në cilësinë e provës materiale, uniformat blu sekuestruan një automatik me krehër me 30 fishekë, një pistoletë berret dhe një qese me municione. Ende nuk janë dhënë detajet e këtij konfliktit, por policia po punon për zbardhjen e tyre.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




