E mërkurë, 7 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Parandalohet krimi në familje/ Policia e Elbasanit arreston 49 vjeçarin, tentoi të godiste me sopatë të birin

Ndërhyrja në kohë e policisë ka parandaluar një ngjarje të rëndë në një familje në fshatin Godolesh të Elbasanit.

Një 49-vjeçar u arrestua nga policia pasi ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe tentoi të godasë me sopatë djalin e tyre 10 vjeç.

Reklamë

49 vjeçari u shoqërua në komisariat , ku po merret në pyetje për ngjarjen e cila mund të kishte pasoja fatale.

 

Reklamë

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit për një rast të dhunës në familje, në fshatin Godolesh, kanë ndërhyrë menjëherë me qëllim për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. V., 49 vjeç, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe ka tentuar të godasë me sëpatë djalin e tyre 10 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë