E enjte, 12 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Parandalohet krimi në familje në Shkodër, pranga 33-vjeçarit

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij.

 

Policia bën me dije se shtetasi me inicialet F.Sh, 33 vjeç, banues në fshatin Kastrat, ka dhunuar shtetasen me inicialet V. Sh 25 vjeç. Ka qenë kjo e fundit që ka telefonuar policinë dhe ka kërkuar ndihmë pasi po dhunohej nga bashkëshorti.

 

Falë reagimit të shpejtë, forcat e policisë kanë mbërritur në banesën e tyre duke parandaluar dhunimin e mëtejshëm të shtetases V.Sh nga ana e bashkëshortit, si dhe gjatë kontrollit të ushtruar është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri Automatik.

Vazhdo të lexosh

Reklamë