Subscribe

Tenton të arratiset nga burgu i Fierit autori i një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, Dan Hutra. Sipas njoftimit të Drejtorisë së Pergjithshme të Burgjeve, ai në bashkëpunim me tre të paraburgosur të tjerë kishin thurur një planin e arratisjes duke filluar me prerjen e zgarës së dritares me mjete te improvizuara.

“Gjatë kontrollit nga punonjësit e sigurisë u konstatua se në dhomën nr. 15, ku ishte i akomoduar i burgosuri me potencial të lartë rrezikshmërie Dan Riza Hutra, ishin fshehur mjete për arratisje, konkretisht: një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara”, thuhet në deklaratën e Drejtorisë së Burgjeve.

Lexo edhe :

Related Posts

40 vjeçari, Dan Hutra ne mars të vitit të kaluar vrau me breshëri automatiku tre gra dhe dy të tjera i plagosi. Nga plumbat humbi jetën në vend motra e ish-gruas së tij, Mevlute Hysa si dhe e fejuara e ish kunatit, Hasime Dafku. Ndërsa të plagosura mbetën ish gruja Elena, si dhe e ëma e saj, Kujtime Hysa. Gruan e trete  ai e vrau për hesape të hapura që ai kishte pasur në burg me vëllain e saj.

I burgosuri tjetër, që ndodhet në qeli për vjedhjen e një argjendarie në Vlorë është Martin Kapllani, i cili grabiti një çantë me florinj duke terrorizuar banorët pasi qëlloi me armë në ajër me 29 prill të vitit 2021.

Po ashtu edhe miku i tij në njëjtën ngjarje kriminale, Geraldo Veizi, tentoi të arratisjen. personi tjetër që ka marrë pjesë në këtë përpjekje, sipas njoftimit zyrtar, dyshohet se ka kryer veprën kriminale të vjedhjes.

Prej javësh të katër të paraburgosurit ishin vënë nën mbikëqyrjen e stafit të burgut, ndërsa sot rreth orës 11:25 ata u kapën në kushtet e flagrancës./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *