Pas situatës se krijuar nga moti i keq, Bashkia e Tiranës do te investoje ne dy lumenjtë qe shkaktojnë përmbytje ne kryeqytet. Gjate nje takimi me administratoret e kryeqytetit, Erion Veliaj deklaroi se Lana dhe Lumi i Tiranës, do t’i nënshtrohen ndërhyrjes. Ndërsa banoret qe jetojnë pranë Bregut te Lumit do te zhvendosen përfundimisht ne banesa sociale ose ne ambiente te tjera.
Veliaj u shpreh se do te nise dëgjesat me banoret per buxhetin e 2017. Sipas kryebashkiakut, per vitin e ri, nuk do te ketë rritje taksash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *