Pushues të huaj dhe vendas janë dyndur drejt bregdetit këtë të dielë ndërsa është rënduar trafiku në Vlorë.

 

Ashtu si ditën e djeshme edhe sot, ka patur një fluks të shtuar automjetesh të cilët kanë zgjedhur jugun e vendit për të kaluar fundjavën.

 

Akset më të ngarkuara janë ‘Lungomare’, ‘Transballkanikja’ ndërsa aksi më problematik mbetet “Vlorë-Orikum’ nga zona e ‘Ujit të ftohtë’ deri në Radhimë.

 

Policia rrugore dhe ajo e rendit kanë zbritur në terren për të noirmalizuar situatën.

 

By-passi i Vlorës mbetet jashtë funskionit deri në Korrik.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *