Subscribe

Ndonëse e lajmëruar nje dite me pare, zhvillimi i maratonës per autizimin ne bulevardin kryesor, shkaktoi trafik shumë të rënduar ne thuajse gjithë Tiranën. Gjate kohës qe zhvillohej aktiviteti, shume automjete mbeten te bllokuara rruge. Kjo edhe për shkak se disa segmente kryesore janë te ne ndërtim e sipër. Rendimi i trafikut është reflektuar ne çdo zone, veçanërisht ne rrugët qe lidhen me bulevardin kryesor. Situata nisi te normalizohej, pas me shume se një ore kur u rikthye qarkullimi ne arterien kryesore te kryeqytetit. Edhe pse Tirana ka shume nevoje per te tilla aktivitete sensibilizuese, gjetja e ambienteve alternative ne parqe apo stadiume, te cilat qëndrojnë bosh, do te ndihmonte jo vetëm organizatoret per t’i zhvilluar ato pa kufizim oraresh, por edhe kryeqytetasit e tjerë, per te mos u bllokuar ne trafik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *