E mërkurë, 7 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Paralelizmi me Berishën dhe Malltezin, Rama: Lëtyrë e nxjerrë nga kanalet e ujrave të zeza mediatike të Athinës që propagandohen nga skllevërit e non-gratës

 Partia Demokratike denoncoi një aferë me pronat në bregdet në të cilën sipas saj është përfshirë familja e kryeministrit. Bëhet fjalë për 22 mijë ha tokë në Vuno të Himarës, të cilat PD pretendon se i ka përfituar familja kryeministrore me pa të drejtë. Ivi Kaso, sekretar për Çështjet Ligjore tha se historia ka nisur në vitin 2017 kohë kur familja Koleka ka aplikuar për të regjistruar pronën në zonën e  Vunoit.

“ATP e ka refuzuar regjistrimin, në një vendim ende të pazbardhur, por me siguri, sepse ka gjetur mangësi në dokumentacion  Në këto kushte trashëgimtarët e familjes Koleka i drejtohen Gjykatës së Apelit Vlorë. Të gjitha Institucionet shtetërore, si ATP, ZRPP-Vlorë, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, Drejtoria e Pyjeve dhe Kullotave kanë braktisur gjykimin dhe vetëm Avokatura e Shtetit ka marrë pjesë një herë formalisht”,- tha Ivi Kaso.

Reklamë

Me vendimin e gjykatës Vlorë dhe me një sërë ndryshimesh ligjore që ka bërë qeveria, PD thotë se familja kryeministrore mori pronat. Ndërkohë që denoncon SPAK-un që sipas PD po përdor standard të dyfishtë,  pasi po heton Sali Berishën për tjetërsim pronash me kompleksin “Partizani”

“SPAK pretendon se Sali Berisha ndryshoi ligjin e pronës në favor të kthimit të pronës të 5 familjeve të mëdha tiranase, nga e cila Abi Malltezi përftoi 412 m2, më pak se 1% të sipërfaqes që kanë përfituar qindra pronarë. Rezultati: Sali Berisha dhe Abi Malltezi kanë 4 vjet në hetim dhe 8 muaj në burg politik, pa prova, pa fakte, pa akuzë! Diferenca në kohë, përfitueshmëri dhe standard!  Kur do të lëvizë SPAK?”

Reklamë

Por kryeministri reagoi ndaj këtyre deklaratave. Në rrjetin social X, Rama njoftoi se denoncuesit do të përfundojnë në gjyq, ndërsa deklaroi se ai si të gjithë banorët e zonës nuk i ka marrë certifikatat e pronësisë.

“Për publikun ka vetëm një fakt. Sot e gjithë ditën, duzina e trashëgimtarëve të pronave të stërgjyshit tonë në Vuno të Himarës, njësoj si plot trashëgimtarë të tjerë të kësaj zone – ku sapo isha së bashku me kryebashkiakun tonë të së dielës së ardhshme, Vangjel Tavon – nuk i ka marrë ende certifikatat e pronësisë”,- shkruan Rama në rrjetin X./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë