Socialistët do të mbledhin në datën 12 qershor Kongresin dhe ministrja Elisa Spiropali nuk mohoi se do të ketë largime.

 

Gjatë një interviste përballë moderatores Pranvera Borakaj në “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, Spiropali tha se Partia Socialiste gjithmonë është karakterizuar nga surprizat.

 

Megjithatë, ministrja nënvizoi se lëvizjet do të merren vesh në shtator.

 

“Nuk janë largime, janë procese natyrale. Afrimi i elementëve të tjerë. Nuk kemi patur rezultat shumë të mirë në të gjithë territorin. Kjo do të na shërbejë si nga pikëpamja organizative, ashtu edhe nga pikëpamja e prezantimit të programit. Është në tagrin e kryeministrit për të zgjedhur qeverinë. Gjithmonë ka surpriza në Partinë Socialiste. 30-vjetori i Kongresit tonë do të kjetë një analizë e përgjithshme, ndryshimet e vërteta ndodhinb në shtatopr, kur nisja hapja e Partisë Socialiste dhe shpalosja e emrave.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *