Kontinenti i vjetër ka nisur të marrë frymë në këtë sezon turistik duke hapur dyert për vizitorët, ndërsa numri i infeksioneve covid 19 ka rënë ndjeshëm. Por përhapja e variantit të ri Delta i cili konsiderohet më i transmetueshëm se llojet e tjera të identifikuara seri më tani, kërcën on një valë të katërt në vjeshtë. Drejtori i OBSH për Europën, Hans Kluge paralajmëron krerët e qeverive që të mos bien pre e vetëkënaqësisë pasi pandemia nuk ka marrë fund ende.

 

HANS KLUGE

DREJTOR I OBSH, EUROPE

“Fakti që ka një përhapje të shpejtë të variantit delta do të thotë që virusi ka ende përparësinë.  Pra, ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm në lidhje me ngjarjet e mëdha, në mbledhjet masive, veçanërisht nëse është me njerëz pa maska, e cila mbetet ende një rrezik. Unë e kuptoj që askush nuk dëshiron të heqë dorë nga një verë tjetër, por ne nuk duhet të paguajmë për këtë me një dimër tjetër të mbyllur.”

 

Sipas OBSH, të dhënat e deritanishme  kanë treguar se varianti delta është më i transmetueshëm dhe rezistent ndaj vaksinave sesa variantet e tjera të SARS-CoV-2. Autoriteti kombëtar shëndetësor gjerman në raportin e tij vjetor mbi përhapjen e mutantëve të virusit shprehet se varianti delta përbën rreth 6% të infektimeve aktualisht në Gjermani.

 

Në Bashkimin Europian, shtetet kanë administruar të paktën një dozë të vaksinës për pothuajse gjysmën e popullsisë së bllokut. Liderët e Gjermanisë dhe Francës u bën thirrje shteteve të unionit që të jenë më viligjente ndaj variantit Delta, që kërcënon progresin e arritur deri më tani. Ndërkaq, Britania e Madhe ka shtyrë me një muaj vendimin për relaksimin e masave ndërsa Portugalia gjendet në një izolim tre ditor.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *