Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se në 10 vite në pushtet ka shkatërruar vendin, për interesat e mafiozëve.

 

Nga podiumi para Kryeministrisë, Meta tha se afera korruptive ndërkombëtare me McGonigal derdhi kupën e zemërimit mbarëpopullor.

 

Meta paralajmëroi se protesta do jetë një rezistencë pa kthim.

 

 

 

Kjo proteste historike dhe madhështore sot është prova e dinjitetit me te larte qytetar dhe patriotik.Sot eshte ora, për tu perballur ne nje rezistence pa kthim me këtë regjim të kalbur, hajdut, abuzues dhe armik të provuar të interesit publik dhe kombëtar.Struci i Rilindjes, i cili është fshehur si një frikacak I pashoq nga frika e tmerrshme qe ai ka. nga përballja me të vërtetat me popullin dhe me demet e pallogaritshme qe i ka shkaktuar atij.Edi Rama në 10 vite e perdori pushtetin vetem per te kapur shtetin per interesat e tij mafioze dhe te Rilindjes dhe eshte i gatshem te kenaqe këdo mafioz, të brendshëm apo ndërkombëtar, vetëm që të shtyjë edhe disa dite në pushtet.Afera korruptive qe ka tronditur mbare boten, ne te dy anet e Atlantikut Rama-McGonnigal është afera qe ka derdhur kupën e zemerimit mbarepopullor.Edi Rama e ka shumë të qartë se llogaridhënies nuk i shpeton dot, edhe pse ka braktisur kuvendin prej tre javësh.

 

 

Kreu i Partise se Lirise tha se Rama duhet te largohet nje ore e me pare per korrupsionin dhe cdo te keqe qe i ka bere vendit.

 

Edi Rama do jape llogari deri ne nje per te gjitha shkeljet e Kushtetutes qe ka bere. Ai do te jape llogari per shkaterrimin e Parlamentit, do te jape llogari edhe per bllokimin e paligjshem e te qellimshem te te gjithe inciativave dhe projektligjeve te opozites. Edhe per projektligjet qe kemi paraqitur prej kaq shume kohesh ne Kuvend,
qe nga ulja e cmimit te naftes indeksimi i pagave cdo vit, liberalizimit te prodhimit te energjise voltaike, sepse keto projektligje u sherbejne qytetareve dhe mireqenies tyre, ndersa Rama kerkon ti varferoje dhe deboje ata dhe nderkohe te shtoje korrupsionin e tij.Ai do te jape llogari edhe per bllokimin e komisioneve hetimore te opozites ne kuvend, sepse ai ka tmerr nga te vertetat e hidhura të korrupsionit të tij që nuk I mbulon dot më askush.Edi Rama do te jape llogari edhe per perjashtimet staliniste te deputeteve te opozites nga grupet parlamentare si dhe nga e drejta e tyre qe te perfaqesojne qytetaret e Republikes ne Kuvendin e Shqiperise.Edi Rama do te jape llogari deri ne fund per pengmarrjen e integrimit europian, ketij interesi te madh mbarekombetar, sepse me veprimet e tij mafioze si amnistia fiskale, pasaportat e arta, portin e Durresit, ligjin per mediat, ai i eshte kundervenene haptas vlerave themelore te shtetit ligjor, trasparences dhe llogaridhënies.Sepse Edi Rama e zevendesoi procesin e integrimit europian ne procesin e korruptimit nderkombetar, sic e di gjithe bota.Ndaj me Edi Ramën Kryeministër, vendi vetem zhytet ne korrupsion ndersa Kosova permiresohet me 20 vende vetem ne dy vite, sepse ne Kosove ka zgjedhje te lira, funksionojne institucionet, ka llogaridhenie.
Ndaj pagat ne Shqiperi jane sa gjysma e pagave ne vendet fqinje, ndaj edhe pedagoget tane enderrojne dhe kerkojne qe ti kene pagat e tyre pas dy vjetesh sac I kane koleget e tyre ne Kosove sot.

 

Meta tha se populli e ka marre vendimin per largimin  Rames.

 

Populli i Shqipërisë e ka marrë vendimin e tij solemn dhe nuk do te lejoje me qe Edi Rama te vazhdoje te uzurpoje zyrën e kryeministrit, te cilen u provua qe e ka kthyer ne nje çerdhe mafioze ku ndahen paratë dhe pasuritë kombëtare të shqiptarëve.Populli nuk do të lejojë me kurrë që zyra e kryeministrit të prodhojë vetëm mjerim, që shpopullon vendin dhe debon qindra mijëra shqiptarë dhe sidomos të rinjtë dhe femijet nga atdheu i tyre.Shqiptarët protestojnë sot për t’u dhënë fund dramave familjare, ku prindërit ulin sytë përpara fëmijëve sepse nuk u plotësojnë dot kërkesat për veshje, libra dhe ushqim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *