E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Paralajmëron May: Britania mund të mos e lërë kurrë BE-në

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka paralajmëruar ligjvënësit, se nëse javën e ardhshme e refuzojnë planin e saj për Brexit-in, atëherë Britania mund të mos e lërë kurrë BE-në.

 

Ligjëvënësit britanikë pritet të votojnë të martën për marrëveshjen. Në janar ata kanë votuar kundër marrëveshjes së parë të cilën May e dërgoi në parlament.

 

Reklamë

Kryeministrja May po kërkon ndryshime të “minutës së fundit” në marrëveshjen me Bashkimin Evropian.

 

Ajo gjatë vikendit të do të bisedojë edhe njëherë me udhëheqësit evropianë në përpjekje për t’I bindur ata që të miratojnë ndryshimet përmes të cilave do ta kishte shumë të lehtë të marrë votën pro në parlamentin britanik./ REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë