Subscribe

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se nëse masat anti-COVID nuk zbatohen, do të rriten gjobat për shkelësit.

 

Gjatë një konference me gazetarët, kreu i qeverisë u shpreh se speifikisht do të marrin gjoba më të larta pronarët e bareve, restoranteve dhe qendrave tregtare që nuk zbatojnë masat.

 

“Duke filluar nga tregtarët, të cilët të gjithë fleksibilitetin, mirëkuptimin, motivimin e autoriteteve shtetërore për të mos i ngarkuar më shumë psikologjikisht, por edhe për të mos i frenuar në rimëkëmbjen e vështirë, nuk duhet në asnjë mënyrë ta marrin si një mundësi për të abuzuar. Pastaj me radhë edhe të gjithë të tjerët. Nëse nuk duan të kthehemi tek masat e forta kufizuese, duhet sot të mos kërkojnë të nxjerrin maksimumin, duke vënë në rrezik jetën e njerëzve. Gjobat përkatëse do t’i rrisim së shpejti, në ditët në vijim. Do të rrisim gjobat për lokalet, baret, restorantet, qendrat tregtare. Do të bëjmë një përshkallëzim sipas hapësirave dhe kushteve për abuzim.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *