“Lufta nuk do të përfundojë me takime. Lufta do të përfundojë kur Federata Ruse të vendosë t’i japë fund dhe kur të ketë – pas një armëpushimi – mundësinë e një marrëveshjeje serioze politike.

 

Kështu deklaroi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në një intervistë për CNN.

 

“Ne mund t’i bëjmë të gjitha takimet, por kjo nuk është çfarë do të bëjë, t’i japë fund luftës”, shtoi Guterres.

 

 

Nga ana tjetër , Presidenti Zelensky deklaroi se Lufta i ka kushtuar Ukrainës 600 miliardë dollarë dëme deri më tani.

 

 

“Më shumë se 32 milionë metra katrorë sipërfaqe banimi, mbi 1500 objekte arsimore dhe mbi 350 objekte mjekësore janë shkatërruar ose dëmtuar”, tha ai gjate nje takimi me autoritetet lokale dhe rajonale për të diskutuar rindërtimin e pasluftës, sipas Guardian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *