Bota
Paralajmërimi i OBSH: Fundi i pandemisë është shumë larg

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi se pandemia e koronavirusit nuk ka mbaruar akoma. Madje ai shtoi se për diçka të tillë duhet të presim akoma shumë.
“Fundi i pandemisë është shumë larg. OBSH vazhdon të shqetësohet për tendencat në rritje në Afrikë, Evropën Lindore, Amerikën Latine dhe në disa vende të Azisë. Ky virus nuk do të mposhtet nëse nuk jemi të bashkuar. Në rast të kundërt, virusi mund të shfrytëzojë të çarat midis nesh dhe do të vazhdojë të krijojë shkatërrim. Do të kemi jetë të humbura”, tha ai në një konferencë shtypi.
Të hënën ai mbrojti mënyrën sesi OBSH ka menaxhuar pandeminë e koronavirusit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




