Vetëm pak caste para nisjes së protestes në Bulevard, Presidenca ka postuar një mesazh që I paraprin fjalimeve në shesh.

Meta nëpërmjet zëdhënësit të tij Tedi Blushi e quan Manifestimin në Bulevard, të jashtëzakonshëm.

Në këtë manifestim, shton Presidenca, do të firmoset një dekret, do të bëhet një votim dhe do të shpallet një betim.

Sot nis pranvera e pandalshme kuqezi, shkruan mes të tjerash zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi.

 

 

Motra dhe vëllezër,
Mirësevini në këtë Manifestimin të jashtëzakonshëm Mbarëkombëtar, ku do të firmoset një DEKRET, do bëhet një VOTIM dhe do shpallet një BETIM!
SOT NIS PRANVERA E PANDALSHME KUQEZI!

 

Nuk dihet se cfare ka dashur te thote Presidenca me kete mesazh ndonese gjate ketyre diteve eshte aluduar deri edhe per nje dekret te kreut te shtetit per shperndarjen e parlamentit, ndonese nuk e ka tagrin per ta bere nje gje te tille.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *