E enjte, 17 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Paralajmërimi i Bashës: Të fortët e Niklës do të lirohen të gjithë nga burgu

Ilustrim · Vizion Plus

 

Opozita ka vijuar aksionin e saj politik të javëve të fundit teksa në ditët që ka seancë përlamentare, grupi I deputeteve të opozitës mblidhet paralelisht me parlamentin në qytete të ndryshme të vendit ku pretendon se bandat bëjnë ligjin.

Pas Shkodrës dhe Elbasanit, këtë herë deputetet e PD, LSI dhe forcave të tjera politike në opozitë u mblodhen në Durrës, teksa Bashan ë fjalën e tij e konsideroi këtë qytet simbol të lidhjes se pushtetit me krimin.

Ai hodhi akuza të forta për kreun e bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe drejtorin e OSHEE, Ardian Cela, të cilët I konsideroi si shërbëtore të bandave.

Duke folur për aksionin e fundit të policisë së shtetit në Nikël të Fushë Krujes, kreu I opozitës tha se I gjithi ishte një shoë dhe se edhe personat e fundit që vijojnë të jenë në paraburgim do të të lirohen shumë shpejt. Basha akuzoi se edhe sasia e madhe e kokainës e kapur pak kohë më parë në Maminas u fut me garanci shtetërore.

Lideri I selisë blu pohoi se krimi në politikë është bërë një emergjence shtetërorë dhe së anëtarët e “Rilindjes” janë kthyer në zëdhënës të krimit.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh