Subscribe

30 nga 800 biznese të cilat operojnë në sektorin e turizmit nuk janë të pajisura me leje mjedisore ndërsa ende vijojnë të funksionojnë me gropa septike për sa i përket trajtimit të ujërave të zeza. Sipas ministrit të mjedisit Blendi Klosi diçka e tillë nuk mund të funksionojë për standardin që kërkon Shqipëria.

 

Të njëjtin apel bëri dhe ministri i infrastrukturës Damian Gjiknuri i cili tha se bizneset duhet të vijojnë me investimet për trajtimin e ujërave të zeza.

 

Deri në datën 1 qershor të gjitha subjektet që shkarkojnë ujërat e zeza apo të ndotura në lumenj dhe dete duhet të kenë vendosur depuratorët. Pas kësaj date asnjë biznes i madh apo i vogël nuk do të lejohet të ushtrojë aktivitetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *