Subscribe

Tashme është kthyer ne tradite parada e komunitetit te homoseksualeve ne Tirane. Përfaqësues te tij, kane apeluar për respektimin e te drejtave dhe kundër diskriminimit. Ne mbështetje te paradës, por dhe te drejtave te tyre, ka dale Avokati i Popullit, Igli Totozani. Ai i ka bere thirrje politikes te miratoje kërkesat e homoseksualeve, qe do te thotë edhe martesat brenda te njëjtës gjini. Mesazhe mbështetjeje kane dhënë edhe ndërkombëtaret, ambasadorja e Holandës ne Tiranë dhe ai i Shteteve te Bashkuara te Amerikës

“Jam e kënaqur që jam këtu sot dhe ka një prani gjithnjë e më të madhe të qytetarëve që janë të pranishëm dhe marrin pjesë në këtë aktivitet. Dua të shpreh vlerësimin për guximin që kanë këta njerëz”.

Parada e homoseksualeve zhvillohet per te disatin vit radhazi, ndonëse pjesa me e madhe e atyre qe marrin pjese, janë përfaqësues te OJQ-ve dhe jo persona te këtij komuniteti, pasi këta te fundit i druhen diskriminimit dhe paragjykimeve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *