E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 00:31 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Para për të favorizuar të arrestuarin për drogë, Gjykata e Posaçme lë në burg ish-oficerin

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-oficerin e antidrogës, Sokol Canameti. Masa e sigurisë i është komunikuar në ambientet e spitalit, pasi ish-oficeri i policisë ka shfaqur probleme shëndetësore.

 

Sokol Canameti akuzohet nga SPAK se në këmbim të 2000 eurove do të lehtësonte pozitat ligjore të një personi të arrestuar për prodhim dhe shitje narkotikësh. Ngjarja në fjalë mësohet se është regjistruar në tetor të 2022.

Vazhdo të lexosh

Reklamë