Subscribe

Dan Hutra, para se të shkonte në banesën e ish-partneres dhe të hapte zjarr, fillimisht ka plagosur me thikë ish- të dashurën e tij në Astir, duke i  më pas një shumë të madhe parash.

 

Marjana Gurakuqi, 40 vjeçe është plagosur nga Huta, para se ai të shkonte në banesën e familjes Hysja, ku ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja  e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

 

Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

 

Njoftimi i policisë:

 

Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:15, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spital, shtetasja M. G., 40 vjeçe, e dëmtuar me mjet prerës, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Dyshohet se kjo shtetase është dëmtuar me mjet prerës, në zonën e quajtur “Astiri”.

 

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *