E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Para false në treg, sekuestrohen 20 mijë euro në makinën e kavajasit

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 20.500 euro të dyshuara të falsifikuara nga krimi ekonomik i Tiranës.

 

Në kuadër të operacionit “500” është arrestuar një 37-vjeçar për veprat penale “Falsifikim i monedhave” dhe “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”.

 

Reklamë

Në pranga përfundoi shtetasi me iniciale G. Xh., 37 vjeç, banues në Kavajë.

 

Në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative në rrugën “Sadik Petrela” u bë ndalimi i mjetit, me të cilin ky shtetas po lëvizte.

 

Gjatë kontrollit iu gjetën 20.500 euro të dyshuara të falsifikuara të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me mjetin dhe dy aparate celular.

Vazhdo të lexosh

Reklamë