Ish-kryeministri Sali Berisha, nisjen e pushtimit të Rusisë ndaj Ukrainë, e ka konsideruar një fillim të luftës së tretë botërore.

 

Në një prononcim për mediat, Berisha u shpreh se paqja mori fund me agresionin rus. Sipas tij, pasojat e kësaj lufte do të jenë tragjike për Rusinë.

 

“Putin dhe Rusia nisën defacto luftën e tretë botërore. Paqja mori fund me këtë agresion. Rusia filloi luftën e parë Botërore, se ajo nisi mobilizimin e përgjithshëm për të sulmuar Gjermaninë. Rusia do ta humbasë këtë luftë, do të jetë një luftë tragjike. Shpreh solidaritet me Ukrainën dhe dënoj agresionin barbar rus të urdhëruar nga diktatori barbar Putin”, deklaroi Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *