Mbyllet ne paqe derbi I shqiptarëve në serinë A mes Lazios dhe Veronës.Një barazim 0 me 0 që i vlen shumë objektivave të miqve ndërsa kryeqytetasit humbën shansin e madhe që nëpërmjet kësaj ndeshje të prapambetur të javës së 17, ti merrnin Interit vendin e dytë në rënditje.Ndonëse nuk u prodhua asnjë gol, dueli në Olimpiko ishte plotësisht nën shenjën e shqiptarëve.Nga njeri krah Strakosha, absolutisht shpëtimtari i Lacios, një nga të mirët e ndeshjes. Nota 7 nga mediat italiane për gardianin e kombëtares tonë,  spektakolar në disa ndërhyrje sidomos me atë ndaj Pesinës dhe dy të tjera ndaj Borinit.Tek Verona ndërkohë nuk përbën më lajm paraqitja e dyshes së shqiptarëve në qëndër të mbrojtjes Rrahmani dhe Kumbulla.Edhe në Olimpiko ata kanë meritën që ndalen një nga sulmet më të mira të kampionatit dhe Imobilen në super forme. Padiskutim me ndihmen edhe të portierit të tyre Silvestri , edhe ai në top, me dy superpritje ndaj Imobiles dhe Luis Albertos.Lazio mbetet e 3 me, 4 pikë distancë nga Juventusi kryesor por ndërkohe tekniku Simone Inzgahi barazoi rekordin e Lazios të Erikson me 17 rezultate positive radhazi në kampionat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *