Numri i viktimave të zjarrit që përfshiu kullën 24- katëshe në Londër ende është i paqartë për autoritetet britanike. Nuk ka një listë me personat e zhdukur, por mediat raportojnë se mund të behet fjalë për 76 të zhdukur, mes të cilëve edhe familje. Identifikimi i të gjithë viktimave mund të mos bëhet kurrë për shkak të karbonizimit të trupave.

 

Shërbimet e emergjencës vijojnë kërkimet në ditën e tretë, kur shpresat për të mbijetuar janë shuar. Mbretëresha Elizabet dhe princi William takuan këtë të premte disa prej të shpëtuarve dhe vullnetarët e një qendre asistence. Kryeministrja May e vënë në shënjestër të kritikave pasi vizitoi vendin e ngjarjes, por nuk u takua me të mbijetuarit, ka urdhëruar hetim të plotë të ngjarjes. Po kështu policia nisi hetim kriminal për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit.

 

Pas polemikave për sigurinë e ndërtesës, vëmendja është përqendruar tek materiali i përdorur gjatë rinovimit të saj, tek cilësia e dobët e disa paneleve prej alumini të përdorura për izolim. Ekspertët theksojnë se nevojitej një lloj më rezistent me çmim me të lartë.

 

Ndërkohë, vijojnë dëshmitë e personave që u shpëtuan flakëve dhe heronjtë e kësaj ngjarjeje. Një vajzë 4- vjeçare shpëtoi mrekullisht ndërsa nëna e hodhi atë nga kati i pestë i godinës dhe përfundoi në duart e një fqinji të saj. Mes pak viktimave të identifikuara janë një çifti të rinjsh nga Italia, që në minutat e fundit të jetës u dhanë përmes telefonit lamtumirën familjarëve të tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *