Subscribe

Diffrent Trains Festival riktheu në Shqipëri violinistin e famshëm Tedi Papavramin dhe pianistin francez Francois-Fredric Guy, të cilët performuan për gati dy orë  tre nga sonatat e Beethoven-it.

 

Interpretimi para publikut shqiptar, për Papavramin është gjithmonë një ndjesi e veçantë, e sidomos me sonatat te kompozitorit legjendar.

 

Mbetet diçka speciale, edhe pse kohet e fundit kam ardhur pak me shpesh shumicën e kohës luaj ne vende te tjera ka gjithmonë diçka speciale kur luaj me nje publik që me njeh. Është nje muzike e pakarahsueshme dhe Bethohven është prezent ne jetën e muzikanteve ne një mënyre te fuqishme është vështire te gjej fjalët se çdo vepër ka diçka të veçante që me prek dhe është ndihme ne jetën e muzikanteve.

 

Violinisti rrëfen per Vizion Plus se po përgatitet për një tjetër projekt të veçante, ndërsa përcjell nje mesazh per artistet e rinj.

 

Kam një projekt të bukur që do më stimulojë, do të luaj në muajin qershor me Martha Argerich që është një legjendë e pianos, 77 vjeçe  dhe vazhdoj projektet me Francuan ne shfaqje te tjera. Pune pune dhe vetem pune, jeta është pjese e madhe dhe vështirësi,  por ka kompensime te bukura qe arrihen nëpërmjet artit dhe skenës.

 

Për Francois- Fredric Guy kjo nuk është hera e parë ne Shqipëri.

 

Është hera e tretë që vij në Shqipëri dhe jam shumë i lumtur që e ndaj skenën me Tedi Papavramin, një mik jo vetëm i mrekullueshëm, por dhe një muzikant i mrekullueshëm, e në fakt ne do ti bëjmë të 10-tat sonata te plota nga Beethoven, sepse nqs Mozart eshte kompozitori i zotave, Beethoven është i njerëzve. Krijimtaria e tij përmban çdo emocion që gjendet në zemrën e njerëzve, është e ndritshme.

 

Violinisti me fame Tedi Pavrami premton rikthim te shpejte ne Shqipëri me nje tjeter koncert per publikun shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *